Amortizimi i urës së fashtit Bardhaj në njësisë administrative Rrethina vijon të mbetet problem shqetësues për banorët të cilët jetojnë atje. Pak kohë më parë kjo urë rrezikoi shembjen si shkak i prurjeve të mëdha të lumit Kir. Pas këtij rreziku, u bë një ndërhyrje provizore e cila nuk jep një siguri.
Sikur të mos mjaftonte vetëm kjo gjithashtu prej vitesh ngushtësia që ka ura, pengon lëvizjen e automjeteve me dy drejtime duke bërë që në hyrje dhe dalje të saj të krijohen radhë. Banorët theksojnë se ka ardhur koha që institucionet të ndërhyjnë për ndërtimin e një ure të re aty pasi tashmë po rrezikohet jeta e tyre.
Ura e Bardhajve është mjaft e frekuentuar pasi çdo ditë kalojnë qindra automjete. Banorët disa herë kanë apeluar për zgjidhjen e këtij problemi por deri tani nuk është bërë asgjë.