Banorët e njësisë administrative Bushat, kanë protestuar kundër bashkisë Vau Dejës pasi pretendojne se kane abuzuar me tenderat për rikonstruksionin e rrugëve. Të mbështetur nga kryetari I PD Vau Dejës Berndard Ndreca, ata kërkojnë që bashkia të vijojë rikonstruksionin e rrugëve ashtu siç ishte parashikuar në vitin 2021, kur u mor vendimi për sistemimin e këtyre rrugëve.

Në këtë zonë janë disa rrugë të cilat kanë mbetur peng I tenderave dhe premtimeve të parealizuara nga bashkia Vau Dejës, ndërkohë banorët kërkojnë që taksat e tyre të kthehen në investime të mirëfillta për përmirësimin e kushteve të jetesës.

 

Artikulli paraprakNËNAT E PAPUNA QË RRISIN MË SHUMË SE 3 FËMIJË DERI NË 5 VJEÇ, DO T’U NJIHEN SI VITE PUNE
Artikulli tjetërZGJEDHJET, AMBASADORI I OSBE: SHQIPËRIA I DI REKOMANDIMET