Banorët e By Passit në fshatin Dobraç i Ri të njësisë Rrethina vazhdojnë që të mos marrin dëmshpërblimet për tokat e tyre.

Kur punimet po shkojnë gradualisht drejt fundit shtëpitë e banorëve që janë nën nivelin e rrugës janë të bllokuara dhe nuk kanë rrugë kalimi gjë e cila ka bërë që të zhvillojnë protestën e radhës.

Banorët e ku kalon By Passi ose rruga panoramike siç e ka cilësuar ARRSH janë gati edhe të vetëflijohen në rast se kërkesat e tyre nuk do merren parasysh.

Disa banorët kanë protestuar për këto probleme dhe madje i janë drejtuar edhe zyrës së bashkëqeverisjes të kryeministrit por nuk kanë marrë një përgjigje konkrete.

Protestat tashmë sipas banorëve do t’i lënë vendin vendimeve drastike të tyre në rast se nuk gjendet zgjidhje.

Artikulli paraprakCEREMONIA E DIPLOMIMIT TË STUDENTËVE TË SHKODRËS
Artikulli tjetërNIS EDICIONI I TRETË I FESTIVALIT “LULEBORË”