Pesë familje që jetojnë në zonën e Bypass në Shkodër kanë protestuar kundër vendosjes së barrierave mbrojtëse pasi në këtë mënyrë bllokohet edhe hyrja për në banesat e tyre. Këta banorë kanë kërkuar që prej vitit 2012 që të merren masa për lëvizjen e tyre në këtë zonë, por pavarësisht kërkesave zyrtare, institucionet nuk kanë marrë parasysh këtë problematikë që kërkon zgjidhje të menjëhershme.
Banorët kërkojnë që bashkia dhe Autoriteti Rrugor Shqiptar në rajonin Shkodër të krijojnë mundësinë e një rruge për lidhjen e tyre me lagjen “Kiras”.
Barrierat e vendosura u hoqën me vendim të bashkisë Shkodër dhe ARRSh në Shkodër deri në marrjen e një vendimi për zgjidhjen e këtij problemi me pesë familjet. Ndërkohë, këta të fundit paralajmërojnë protesta më të mëdha dhe bllokim të lëvizjes në ByPass nëse kërkesat e tyre nuk marrin zgjidhje sa më shpejt.