Një përfaqësi e banorëve të zonës së Dukagjinit do të takohen me kryeministrin Edi Rama dhe përfaqesues të tjerë të lartë të qeverisë, për rrugën e amortizuar të kësaj zone, që vetëm në 27 vitet e demokracisë ka marrë rreth 200 jetë njerëzish.
Ndue Ftoni: Do prezantojmë me detaje strategjinë tonë, unë them që do të kemi një mbështetje të padiskutueshme edhe nga Kryeministri shqiptar.
Të mbledhur për të diskutuar mbi strategjinë që do të ndiqet për sigurimin e fondeve, duke mos ia lënë çdo gjë në dorë shtetit, ata i kanë kërkuar Bashkisë së Shkodrës që të bashkëpunojë me qeverinë për këtë qëllim.
Ndue Ftoni: Bashkëpunëtorët tonë shumë mirë mund të jenë bashkia e Shkodrës, bashkia e Malësisë së Madhe, bashkia e Vaut të Dejës dhe bashkia e Tropojës. Kjo sepse janë faktorë shumë të rëndësishëm sepse nëse ne do të luftojmë për rrugën e Dukagjinit, në të vërtetë të ardhurat ekonomike nuk janë thjesht të Dukagjinit. Çështja e pronësisë është një tjetër temë e nxehtë për banorët e Thethit, zhvillimi të cilit lidhet me masterplanin e qeverisë për Alpet.
Gjon Dukgilaj: Jemi për një qëllim të përbashkët, për një gjë që na takon që t’ua lëmë brezave tanë. Mos të na lërë shteti pas dore meqë jemi si popull tjetër.
Rruga drejt Dukagjinit mbart problematika të mëdha dhe bllokohet sa herë që bien reshje dëbore, duke izoluar qindra familje të zonës dhe zhvillimin e turizmit malor gjatë muajve të dimrit.