Deputetja Greta Bardeli, në seancën e sotme, ka ngritur shqetësime të raportuara nga qytetarët. Ajo ka deklaruar se zona e Dukagjinit është përballur me mungesë të energjisë elektrike.

Gjatë fjalës së saj, Bardeli tha se tashmë Thethi është tejmbushur me turistë, por janë përballur me mungesë të energjisë në orët e mbrëmjes

“Banorët e Dukagjinit kanë ngritur shqetësimin e mungesës së energjisë. Këtu përfshihet Thethi që tani është plot me turistë. Mungesa e energjisë në orët e mbrëmjes po i ngjan kohërave të kaluara. Është kërkesë e gjithë komuniteti dhe i ka ardhur koha për të hapur nëj dritare të re për turizmit. Ju nuk mund ta detyroni veriun të paguajë projektin e një qeverie që i ka futur dorën ën xhep qytetarëve për të paguar koncesione.”, tha ajo.

Balluku: Të gjithë këta që flasin thonë të njëjtën vjershë. E nderuar zonjë e kemi thënë disa herë që koncesioni që do të jetë me pagesë ka një klauzolë detyruese që të ndërtohen rrugë alternative në rast se nuk janë. Autostradat janë me pagesë, siç janë rrugët në Itali, Francë apo kudo tjetër. Shteti shqiptar ka detyrim që çdo koncesion që vendos traun për pagesë të sekondohet nga një rrugë alternative. Mos iu referoni rastit të Rrugës së Kombit e cila është e komplikuar. Ne nuk po shpikim rrugën po bëjmë atë që ka bërë çdo shtet Europian, Thumanë–Kashari do të ketë akses me pagesë siç edhe do të ketë akses pa pagesë.

Bardeli: Unë sjell disa probleme të zonës, nuk foli për rrugën e Dukagjinit dhe mungesën e energjisë, por foli vetëm për koncesione, ku ministrat tuaj janë në burg për koncesione.

Artikulli paraprakTABAKU: BORDET S’PO ZGJIDHIN SITUATËN, ÇMIMET E PRODUKTEVE TË SHPORTËS JANË RRITUR, MAXHORANCA JEP 80 MLN ERO PËR…
Artikulli tjetërMINIFUTBOLL/ RUMANIA GJEN RRUGËN E RRJETËS, KUQEZINJTË E PËSOJNË NË SLLOVAKI