Banorët e Dukagjinit zhvilluan protestën e dytë brenda një kohe të shkurtër duke kërkuar rikonstruksionin e rrugës që cilësohet si rruga e vdekjes. Protesta këtë radhë përkoi me 16 vjetorin e aksidentit tragjik në aksin e Dukagjinit të 2007-ës ku humbën jetën 10 persona mes të cilëve shpëtoi vetëm një 13 vjeçar që dha lajmin e kobshëm.

Fëmijët dukagjinas që jetojnë në Shkodër apo vende të tjera me familjet e tyre kërkojnë rrugën e Dukagjinit për të shkuar tek kullat e gjyshërve. Shoferët e Dukagjinit dhe protestues të tjerë tregojnë se rikonstruksioni i asaj rruge është një domosdoshmëri sepse shpesh kanë parë vdekjen me sy në atë segment.

Në vijim banorët e Dukagjinit pritet që ta përshkallëzojnë protestën e tyre nëse pushteti vendor dhe qëndror nuk marrin masat e duhura për rikonstruksionin e rrugës së Dukagjinit ndërsa po firmoset edhe një peticion lidhur me këtë çështje.

Artikulli paraprakDEPUTETI BENET BECI REAGON PAS PROTESTËS SË BANORËVE TË DUKAGJINIT
Artikulli tjetërPETICION PËR RRUGËN E DUKAGJINIT: PO SHPOPULLOHET