Banorët e Dukagjinit përballen sërish sot me vështirësitë në lëvizjen e tyre drejt Shkodrës për shkak të kontrolleve të shpeshta nga ana e policisë.
Në rrugën që lidh zonën me Shkodrën janë vendosur postoblloqe , ndërsa banorëve iu kërkohen kartat e identitetit.
Këto kontrolle bëhen jo vetëm për mungesën e liçensës nga ana e furgonëve, por edhe për shkak të dyshimeve që Policia ka mbi kultivimin e kanabisit në këtë zonë. Ajo që është e çuditshme është fakti se banorëve iu kërkohen kartat e identitetit, a thua se po kalojnë një pikë kufitare.
Drejtuesi i furgonit eshte shprehur se kane kerkuar qe te aplikojne per license, por askush nuk leshon licensa per kete segment rrugore.
Prej nje jave policia e shkodres ka ngritur nje postobllok ne segmentin rruore Shkoder – Kir – Dukagjin, me qellim kontrollin e mjeteve qe udhetojne ne kete segment rrugore, konrollin e dokumentacionit,
licensat respektive te drejtuesve te mjeteve qe kryejne kete linje te udhetareve si dhe kontrollin ndaj personave me precedente penale qe jetojne ne kete zone