Stina e dimrit është më e ëvshtira për t’u ëprballuar nga banorët e fshatit Bleran në njësinë administrative Rrethina.

Rrugët me gropa të mëdha e të mbushura nga uji e bëjnë të vështirë, deri diku të pamundur lëvizjen në këmbë nga banorët. Ato shprehen se tashmë e kanë humbur shpresën se Bashkia Shkodër mund të ndërhyjë për ndërtimin e një rruge të re.

Për aq kohë sa jemi taksapagues të rregullt, shteti na detyrohet me ndërtimin e rrugës shprehen banorët.

Janë më shumë se 100 familje që lëvizin çdo ditë në këtë rrugë mes baltës dhe ujit. Të gjendur në ëvshtirësi, banorët kanë inevstuar disa herë për të niveluiar rrugën dhe mbushur gropat të cilat e bëjnë të pamundur kalimin në këmbë, kryesisht për fëmijët që shkojnë në shkollë.

Një situatë e tillë të krijon idenë që banorët e këtij fshati tashmë po kalojnë ditët më të vështira.

Artikulli paraprakTËRMETI, RAMA: DO NDËSHKOHEN ZYRTARËT QË ABUZOJNË
Artikulli tjetërLUMI KIR, VAZHDON NDOTJA NGA INERTET