Banorët e fshatit Kullaj në njësinë administrative Postribë kanë protestuar këtë të hënë duke kërkuar rikonstruksionin e rrugës kryesore. Sipas tyre, kjo rrugë lidh disa fshatra por kalimi përmes saj është shumë I vështirë për shkak të amortizimit.

Banorët tregojnë se nëse ky problem nuk merr zgjidhje, atëherë do ti drejtohen bashkisë Shkodër në formë zyrtare.

Janë rreth 18 familje që jetojnë në këtë zonë ku përballen me vështirësi gjatë lëvizjes në këtë rrugë të amortizuar prej vitesh. Më problematike paraqitet situata për të moshuarit, por edhe fëmijët të cilët gjatë dimrit detyrohen të ndërpresin procesin mësimor për shkak të mungesës së transportit.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, NIS PRISHJA VULLNETARE E OBJEKTEVE TË NDËRTUARA PA LEJE
Artikulli tjetërTROSHAN ,7 FAMILJE RREZIKOJNË IZOLIMIN