Banorët e ish-zooteknikës në qytetin e Shkodrës kanë kërkuar edhe një herë inevstime në infrastrukturën rrugore, duke nisur nga rruga “Selim Gjyrezi”. Ata thonë se investimi I lënë përgjysëm në verë është I pamjaftueshëm për të lehtësuar lëvizjen e tyre, ndërsa të gjitha investimet e tjera I kanë kryer privatisht.

Për banorët, lëvizja në këtë rrugë është tepër e vështirë gjatë dimrit.

Ndërkohë, banorët rreth 2 muaj më parë banorët kanë dorëzuar një peticion me 200 firma për rikonstruksionin e rrugës, por deri më tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga bashkia Shkodër për zgjidhjen e kësaj problematike.

Artikulli paraprakBERISHA PAS MARRJES NË PYETJE NGA SPAK: NË NJË KARRIGE RAMA, NË TJETRËN MCGONIGAL. ÇDO NJERI QË THIRRET NGA ORGANET E HETUESISË….
Artikulli tjetërTAKIM PËR ZHVILLIMIN E INDUSTRISË SË TURIZMIT