Banorët e Komanit nuk po gjejnë zgjidhje për varkat e tyre. Këtë të shtunë ata kanë bllokuar tunelin e rrugës për në digën e hidrocentralit të Komanit, në shenjë proteste ndaj bllokimit nga policia të mjeteve lundruese artizanale 3 ditë më parë. Sipas policisë, nga kontrollet u konstatuan edhe 25 varka artizanale në pjesë të ndryshme të liqenit të Komanit. Ato u bllokuan pasi nuk përmbushin kushtet e sigurisë, për transportin ditor, për qëllime turistike, të turistëve dhe vizitorëve. Por pronarët e këtyre mjeteve e kanë kundërshtuar këtë veprim të policisë, duke kujtuar se ata punojne ne dispozicion te turisteve qe vizitojne Lumin e Shales dhe me kete pune sigurojne te ardhurat per familjet e tyre.

Policia e shtetit disa herë ka zhvilluar kontrolle në fillim paralajmërimi e më pas sekuestrimi të mjeteve që nuk janë të kolauduara. banoret kane kërkuar qe te lejohen te punojne me varkat e tyre per kete sezon turistik, dhe brenda 3 muajve te plotesojne kushtet ligjore. Këtë kërkesë ata e paraqiten edhe ne takimin që zhvilluan me kryetarin e bashkise Vau Dejës, Kristian Shkreli. Ky I fundit u premtoi se do të jetë zëri I tyre deri tek Kryeminsitri. Ndërkohe ne pritje të nje zgjidhje te mundshme qe mund te gjendet në këtë situate, ata bllokuan qarkullimin e mjeteve ne tunelin e Komanit, duke lejuar te kalojne vetem qytetaret qe udhetojne ne traget ne drejtim te Bajram Currit.

Protesta e tyre eshte mbikqyrur nga inspektoret e policise se zones, nderkohe qe nuk kane munguar edhe turistet e shumte, qe ishin nisur per ne Lumin e Shales, por ne keto kushte jane detyruar te kthehen mbrapa.Sipas tyre dhjetera turistë kanë anulluar rezervimet e tyre për shkak të mungesës së m,jeteve të transportit për në këtë zonë, duke dëmtuar rëndë turizmin por edhe imazhin turistik të Lumit të Shalës.

Artikulli paraprakBECI: SHTIM KAPACITETESH ZJARRËFIKËSVE
Artikulli tjetërSHFAQJA “TANI KENI SY PËR TË PARË”