Nuk i ka ndalur as shiu i dites banoret e Nenshkodres te cilet dolen ne proteste para Prefektures Shkoder.

Ashtu sic ishte paralajmeruar tubimi nisi ne oren 10.00 ndersa organizatori Paulin Macaj se bashku me mbeshtetes te tjere thane se qeveria Na dergoi ne burg per drita duke harruar borxhin qe ka ndaj nesh.Ata kerkuan pranine e Prefektit Paulin Radovani dhe avokatit te popullit. Per rreth 1 ore banoret e zonave te ndryshme te Nenshkodres kerkuan te takonin prefektin Radovani ndersa bene te ditur pershkallezimin e protestes mbas 10 ditesh,duke kercenuar me bllokimin e aksit Shkoder-Lezhe. 29 miliarde leke eshte shifra e pa dhene ndersa 10 dite eshte afati i radhes i caktuar nga banoret e ketyre zonave te permbytura me shpresen se qeveria do te refkletoje duke i dhene nje pergjigje pozitive kauzes se tyre.Vetem pak dite me pare prefekti Paulin Radovani deklaroi se janë 3 lista për dëmet e përmbytjeve dhe në 2011-en proçesverbalet janë shumëzuar me zero.Për 260 bizneset e prekura nga përmbytjet dhe 5942 banesat në vitin 2011, deri më sot nuk ka asnjë VKM.

Artikulli paraprakRRËFIM – LUAN SHPUZA
Artikulli tjetërQYTETI I KOPLIKUT , PJESË E RILINDJES URBANE