DO TË JENË NË PROTESTË ÇDO TË SHTUNË DERI SA TË REAGOJË QEVERIA. Banorët e Nënshkodrës organizuan protestën masive për dëmshpërblimet që ende nuk i kanë marrë që nga përmbytjet e viteve 2010-2011.

Banorët e Nënshkodrës për rreth 30 minuta bllokuan rrugën nacionale Shkodër-Tiranë. Banorët e NënShkodrës thonë se që nga ajo kohë kur janë përmbytur situata e tyre ekonomike është rënduar shumë. Qeveria para pak ditëve përmes OSHEE vendosi të falë borxhet për energjinë elektrike gjatë kohës që banorët e Nënshkodrës ishin të përmbytur por ende nuk ka asnjë vendim për dëmshpërblimet, gjë të cilën këta banorë e kërkojnë me ngulm.

STAR PLUS TV

[iframe width=”100%” height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/s5PlpyPXL_o” frameborder=”0″ allowfullscreen ]

Artikulli paraprakVELIPOJË, PËRFUNDON FAZA E PARË E IMPIANTIT TË UJRAVE TË ZEZA
Artikulli tjetërVIRITET KIRTIKU I PUTIN BORIS NEMTSOV