PARALAJMËROJNË PROTESTËN E RADHËS TË SHTUNËN TEK “HARKU I BËRDICËS”. Banorët e NënShkodrës nuk i tremben asnjë lloj presioni që policia bën. Protesta e tyre për dëmshpërblimet nga përmbytjet e para 5 viteve ashtu si çdo të shtunë do të vijojë normalisht. Edhe pse 3 ditë kaluan në qelitë e paraburgimit pas arrestimit që iu bë 7 prej organizatorëve të protestës, ata nuk do të ndalen por do të vijojnë të protestojnë për dëmshpërblimet.

E cilësojnë jo politike protestën për dëmshpërblimet sepse mes tyre ka edhe protestues që prej vitesh kanë votuar Partinë Socialiste gjë të cilën e pohojnë vetë. Të shtunën e javës së kaluar 7 protestues u arrestuan sepse bllokuan rrugën nacionale Shkodër-Tiranë për tu lënë të lirë pas 3 ditësh nga gjykata e shkallës së parë në Shkodër. Këtë e quajtën presion dhe kërcënim të policisë por që siç thonë ata vetë nuk i frikëson.

Artikulli paraprakÇELA: STADIUMI NJË DHURATË PËR TË GJITHË SHKODRËN
Artikulli tjetër“CATI YOUTH” SENSIBILIZIM PËR DITËN E AUTIZMIT