Banoret e izoluar te Obotit nuk mund te mbajne me nervat, pasi shohin gjithe pasurine e mundin e tyre ta marre uji.
Gjate nje takimi me kryetaren e bashkise Shkoder Voltana Ademi ato treguan se po brenda pak oresh uji vershon nga hapja e portave te hidrocentraleve ndërsa kjo situate po i detyron ato te braktisin fshatin dhe te emigrojnë
Rebelimin tone do e tregojmë përmes votës, duke mos u shitur me 20 mije leke te vjetra siç ka ndodhur thane banoret
Ndërsa gjate gjithë këtyre ditëve forcat e ushtrise kane treguar angazhim serioz ne ketë situate te renduar përmbytjesh. Ato treguan se janë afro 50 banore qe lëvizin me varka e me herët me makina te larta ushtrie çdo dite .
Situata ne fshatin Obot te Anes se Malit duhet thëne se ka perkeqesim te vazhdueshem. Krahasimisht me nje dite me pare niveli i ujit eshte rritur me 10 cm dhe po ashtu eshte zgjeruar harta e permbytjeve.
Banoret dhe pushteti vendore bejne thirrje per shpalljen e situates se emergjences, ndersa keto apele vijojne te bien ne vesh te shurdher.