TË SHTUNËN ZHVILLOHET PROTESTA E RADHËS TEK “HARKU I BËRDICËS”. Tre protesta radhazi nga banorët e përmbytur të nënshkodrës nuk mjaftuan që qeveria të reagoj lidhur me kërkesën e këtyre banorëve.
Kërkojnë dhënien e dëmshpërblimit për përmbytjet e para 5 viteve që ende nuk është shlyer. Në këtë mënyrë të përmbyturit paralajmërojnë protestën e katërt që do të jetë këtë të shtunë në vendin e quajtur “Harku i Bërdicës”…. Banorët janë tejet të vendosur për ta çuar deri në fund këtë mission që kanë ndërmarrë prej kohësh tashmë. Ata thonë se nuk do të tërhiqen pas dhe protestat do të përshkallëzohen deri atëherë kur kërkesat e tyre që konsistojnë në dhënien e dëmshpërblimeve për përmbytjet e viteve 2010-2011 do të plotësohen.
[iframe width=”100%” height=”390″ src=”https://www.youtube.com/embed/P1d_Pb5VR6I” frameborder=”0″ allowfullscreen ]