Përmbytjet e muajit mars të këtij viti i kanë shkatërruar ekonomikisht banorët e fshatrave të Nënshkodrës.
Star Plus ishte në fshatin Goricë të njësisë administrative Ana e Malit pikërisht aty ku niveli i ujit arinte deri në 1 metër.
Fermeret e zonës shprehen të shqetësuar për dëmet që përmbytjet kanë shkaktuar tek të mbjellat e tyre.
Fermeri i bën thirrje qeverisë që ti dëmshpërblejë pasi sipas tij është një e drejtë që u takon.
Ndonëse janë kryer vlerësimet e dëmeve askush nuk është kujtuar për ti kompensuar këta banorë, madje nuk dihet as cfarë është bërë më vlerësimet e kryera që prej kohësh.