Banorët e përmbytur gjatë viteve 2010-2011 kanë vendosur që të mos ndalen me protestat e tyre për të marrë paratë e dëmshpërblimeve pas dëmeve masive që pësuan në shtëpitë dhe tokat e tyre bujqësore.

Paralajmërojnë se protesta e radhës do të jetë të premten e kësaj jave në ora 10:00 përpara prefekturës në Shkodër. Banorët e përmbytur nuk kërkojnë gjë tjetër veçse paratë e padhëna plotësisht për dëmshpërblimet. Protesta e së premtes pritet që të ketë një masivitet nga banorët e prekur nga përmbytjet të cilët edhe protestojnë prej kohësh ende nuk po gjejnë të drejtën e tyre.

Artikulli paraprakMOTI I KEQ NË ITALI, SHËNOHEN DISA VIKTIMA
Artikulli tjetërMUZEU I DIKTATURËS, NXËNËSIT NJIHEN ME TË KALUARËN