Kjo është qendra shëndetësore në Reç të Malësisë së Madhe ku ka shërbyer për katër vite me radhe mjeku Bekim Protopapa, i ndaluar nëntorin e shkuar nga policia para ndeshjes Shqipëri-Izrael si i dyshuar për lidhje me celulat terroriste.
Banorët e Reçit nuk mund ta fshehin habinë për këtë ngjarje, pasi siç thonë ata mjeku Protopapa ka shfaqur sjellje mjaft të mira duke mos dhënë asnjë shenjë se mund të jetë një person siç i tillë akuzohet. Këta banorë shprehin edhe shqetësimin se që pas arrestimit të mjekut, shërbimi shëndetësor nuk është aspak i mjaftueshëm për të gjitha zonat që kjo ambulancë mbulon. Ndeshja Shqipëri-Izrael ishte e parashikuar të luhej në Shkodër, por FSHF-së për arsye sigurie u zhvendos në Elbasan Arena.
Për akuzat e terrorizmit në atë kohë u arrestuan katër persona, ku dy prej tyre ishin me banim në Shkodër.