Prej vitesh banorët të cilët jetojnë në rrugën “Luigj Benusi” në lagjen “Fermentim” në Shkodër vuajnë mungesën e infrastrukturës. Banorët shprehen të shqetësuar pasi sipas tyre ndihen të harruar nga institucionet përgjegjëse.
Problem tjetër për banorët e kësaj zone është edhe mungesa e ujit të pijshëm dhe ndriçimit në rrugë.
Të ndodhur në këto kushte banorët shpresojnë që institucionet përgjegjëse të bëjnë sa më parë diçka për zgjidhjen e këtyre problemeve.