Banorët e fshatit Rrushkull, në njësinë administrative Dajç kërkojnë nga bashkia Shkodër që të investojë në infrastrukturën rrugore pasi prej 30 vitesh nuk është ndërhyrë në këtë zonë. Si pasojë, rruga është në gjendje të degraduar duke penguar lëvizjen e fëmijëve dhe të moshuarve ndërkohë që një problem thelbësor është edhe kanali, në të cilin depozitohen mbetje nga ku mund të përhapen infeksione të ndryshme.

Banorët kërkojnë që bashkia të marrë parasysh kërkesat e tyre ndërsa thonë se mungesa e investimeve në këtë rrugë lidhet edhe me bindjen politike që kjo zonë ka.

Janë rreth 400 m rrugë në të cilën prej më shumë se 30 vitesh nuk ëshët ndëhyrë duke bërë që mbi 100 banorë të kenë vështirësi për t’u lidhur me pjesën tjetër të kësaj njësie.

 

Artikulli paraprakTJETËR TËRMET 5.2 BALLË NË TURQI
Artikulli tjetërHEC-ET NË MIRDITË, BANORËT FITOJNË BETEJËN LIGJORE