Kjo është gjendja e rrugës që lidh fshatin Shënmri të Kurbinit me Mamurrasin.Ky segment rrugor me gjatësi 6 km është i pakalueshem nga automjetet e vogla, për shkak të mungeses së mirembajtjes.

Në mungesë të vemendjes nga pushteti vendor dhe qëndror, banoret e Shënmrisë janë bërë bashkë, duke kontribuar financiarisht dhe punuar vetë që kjo rrugë të bëhet e kalueshme.Në këtë zonë ka probleme dhe me ujin e pijshem, energjinë elektrike si dhe mungon shkolla dhe qëndra shëndetësore, duke veshtiresuar jetesen e banoreve.

Mungesa e elementeve bazë të jeteses ka bërë që fshati Shënmri të braktiset masivisht, ndërsa dhe ata pak banore që kanë ngelur janë gati të largohen.

Deri 5 vitë më parë në fshatin Shënmri të Kurbinit jetonin rreth 50 familje, ndërsa sot në këtë zonë që ndodhet 6 km larg qendres urbane nuk kanë ngelur më shumë se 20 familje.

 

Artikulli paraprakFESTIVALI FOLKLORIK I SHKOLLAVE PËR RUAJTJEN E TRADITËS
Artikulli tjetërDËMTOHET MBULOJA E MEMORIALIT TË GJERGJ KASTRIOTIT