Banoret e fshatit turistik te Thethit kane protestuar kunder prishjes se ndertimeve ne zonen e tyre. Ata kane marre njoftim se IMT e bashkise Shkoder dhe IKMT do te prishin ndertimet pa leje. Banoret dolen ne pritje te IMT dhe IKMT ne rrugen e Qafe Thores por ardhja e inspektoreve pas kesaj proteste eshte anuluar. Banoret e Thethit shprehen se jane nder shekuj banore dhe pronare te tokave ku kane ndertuar bujtinat e tyre.

Ata e cilesojne plotesisht te padrejte prishjen e ndertimeve qe eshte bere me mund nga ana e tyre.

Banoret kerkojne qe te ulen ne bisedime dhe te gjendet nje zgjidhje per pajisen me certifikata pronesie dhe te mos prishen ndertimet sepse do te sillte shkaterrimin e ketij fshati turistik qe vizitohet nga mijera turiste ne vere por tashme edhe gjate muajve te dimrit.

Banoret thone se nuk do te lejojne prishjen e ndertimeve qe kane ngritur me sakrifice ne tokat e te pareve.

Artikulli paraprakÇINARI: ABUZIME ME CILËSINË E PESHKUT
Artikulli tjetërRRUGA RRËSHEN-BURREL E DEGRADUAR