Duke mos patur asnjë zgjidhje tjetër banorët e Thethit të zonës së Dukagjinit kanë protestuar përpara bashkisë Shkodër.
Protesta e tyre ka ardhur si shkak i bllokimit të rrugës së Thethit që nga data 4 janar kur nisën reshjet e borës. Bllokimi i rrugës sjell një dëm të madh edhe për dhjetra biznese . Ish-kryetari i komunës Shallë Balë Vuksani e quan një diskriminim. Kjo situatë për banorët e Thethit përsëritet për çdo vit teksa rruga qëndron e bllokuar për disa muaj derisa bora dhe ngricat shkrijnë vetvetiu.