Pas greves se zhvilluar dite me pare ku, ku banoret e thumanes refuzuan cdo ushqim dhe kerkuan qe te gjendet nga shteti nje banese, autoritetet vendore dhe qendrore jane terhequr nga vendimi per ti larguar nga hotelet e Shengjinit me daten 3 janar.

Banoret shprehen per se mbremjen e se merkures kane zhvilluar nje takim me kryebashkiakun e Krujës Artur Bushi nga i cili kane marre premtimin se do te qëndrojne ne hotele deri ne sigurimin e banesave me qira.Per banoret gjetja ne nje banese me qira mbetet nje mision teper i veshtire, pasi tregu i qirave eshte rritur.

‘Ka dhe prej atyre qe kane menduar ti japin fund jetes, duke u veteflijuar’ eshte kjo deshmia e Moter Mariglena Gjoni e cila u ka qendruar prane banoreve ne keto dite te veshtire e cila po asiston si psikologe.

Ditet e para te janarit ishte afati i funfit per te liruar dhomat e hotelit ne Shengjin kryesisht nga banoret e thumanes, por banoret jane serisht te friksuar pasi nuk dine se ku te shkojne edhe pse pak shprese iu kane dhene autoritetet te cilet vendosen qe ata te qëndrojne serish aty per nje kohe jo shume te gjate.

Artikulli paraprakHYN NË FUQI PAKETA FISKALE 2020
Artikulli tjetërSONDAZHI, SHQIPTARËT MUND TË KURSEJNË 2 MIJË EURO NË VIT