Një pjesë e banorëve të Unazës së Re kanë nisur tubimin në ditën e 38-të duke protestuar kundër qeverisë, pasi kërkojnë dëmshpërblim të plotë për banesat e tyre që preken nga projekti, por që nuk janë të legalizuara.
Me pankarta në duar dhe thirrje anti qeverisë ata janë mbledhur si cdo natë duke protestuar, ndërsa mbështeten nga Partia Demokratike dhe LSI-ja. “Rama Ik, ky është gjenocid, duam shtëpitë tona, poshtë projekti, larg shtëpive tona’ janë disa nga pankartat dhe thirrjet e tyre.
Prej më shumë se një muaji një pjesë e banorëve që kanë banesat pa leje vijojnë protestën, ndërsa pjesa tjetër ka pranuar ofertën e bashkisë për t’u zhvendosur në banesat sociale dhe për të pranuar bonusin e strehimit.
Punonjësit e IMT deri tani janë shembur disa banesa që preken nga projekti.