Banorët e Unazës së Re vijojnë protestën në ditën e 25-të. Protesta ka nisur që në orët e para të ditës së sotme, ku banorët kanë shpalosur një flamur kuqezi me rastin e festës së Pavarësisë).

Më pas banorët e ‘Astirit’ bllokuan rrugën për disa orë duke detyruar makinat që të hipin në trafik-ndarëse për të marrë kthesën. Në mesditë rruga u rihap, ndërsa mbrëmjen e sotme në orën 17:00 si cdo ditë është bllokuar sërish.

Protesta e banorëve të Astirit vjen në një kohë kur IKMT ka nisur shembjen e banesave dhe objekteve për t’i hapur rrugë ndërtimit të Unazës së Madhe të Tiranës. Në mbështetje të banorëve kanë shkuar sërish deputetë të Partisë Demokratike, ndërkohë që Bashkia Tiranë ka ofruar për banorët një bonus qiraje me afat 3-vjeçar.

Banorët janë shprehur të vendosur për vijimin e protestës dhe mbrojtjen e banesave të tyre. Sonte protestës së banorëve iu bashkua edhe një qytetar nga Durrësi. “Toka, familja dhe nderi mbrohen me gjak. Jam djalë nga Durrësi, jam artist dhe artist do të vdes.

Shqiptarë duhet të dini se në këtë botë ka vetëm një Zot dhe njerëzit janë të kalueshëm, vetëm Zoti nuk kalohet” tha ai.

Deputetja e PD, Albana Vokshi u shpreh në protestën mbrëmjen e sotme se Erion Veliaj dhe Edi Rama kërkojnë t’i shembin këto banesa jo për projektin e supozuar, por për t’ia dhënë klientëve të tyre si terren për të zhvilluar pallate e kulla.

Referuar takimit të Veliajt dje me banorët e Unazës së Re, Vokshi tha se kryebashkiaku mashtroi, pasi sipas saj ata nuk ishin personat që preken nga projekti.

“Kauza e këtyre qytetarëve është një kauzë e drejtë dhe do triumfojë mbi dhunën e Edi Ramës dhe asaj policore. Meqenëse Erion Veliaj nuk i kishte bërë mirë llogaritë, situata shkoi sërish tek mashtrimi e manipulimi.

Asnjë prej protestuesve nuk ka qenë pjesë e takimit që u zhvillua në sallën e Këshillit Bashkiak me Erion Veliajt. Kanë qenë të gjithë policë, nuk kanë qenë as protestuesit dhe as banorët. Janë rrogëtarë, ato marrin porositë e Erion Veliajt.

Ai po mundohet që të dizinformojë, të mashtrojë banorët, por këtë nuk do t’ia arrijë dot. Erion Veliaj dhe Edi Rama kërkojnë t’i shembin këto banesa jo për projektin e supozuar, por për t’ia dhënë klientëve të tyre si terren për të zhvilluar pallate e kulla”deklaroi ajo.

Ashtu si cdo ditë edhe mbrëmjen e sotme banorët e Unazës së Re kanë bllokuar rrugën në shenjë proteste kundër projektit. Banorëve në protestë u është bashkuar edhe deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi.

isa prej banorëve te Unazës së Re vazhdojnë të protestojnë duke bllokuar rrugën ndërkohë që shoferët janë detyruar të kalojnë mbi trafikndarës .

Gjatë protestës që kanë zhvilluar ditën e sotme duke bllokuar rrugën tek Unaza e Re, banorët e Astirit janë shprehur se do t’i mbrojnë shtëpitë e tyre dhe se nuk do të dorëzohen. Banorët që protestojnë për të 25-ën ditë radhazi, më herët gjatë ditës së sotme kanë ngritur edhe flamurin kuqezi në protestë.

“Do e vazhdojmë protestën deri në fund dhe shtëpite nuk i dorëzojmë. Jemi shqiptarë dhe nuk jemi serbë. Do e ngrejmë flamurin dhe shtëpitë tona do i mbrojmë se i kemi me gjak.

Ne kemi mbështetjen e banorëve sepse kërkojmë shtëpitë tona dhe nuk i nxjerrim fëmijët jashte”- kanë thënë ata.

Artikulli paraprakNGA DONALD TRUMP TEK PERANDORI I JAPONISË, URIMET PËR DITËN E PAVARËSISË
Artikulli tjetërDITËN BIZNESMEN E NATËN HAJDUT, ARRESTOHET SHQIPTARI