Në mesin e disa pallateve në rrugën “Gjon Buzuku” në Shkodër është një hapesirë boshe e cila në ditët me shi mbushet me ujë ndërsa në verë pluhuri është prezent gjatë gjithë kohës. Kjo gjë është kthyer në një problem shqetësues për banorët të cilët jetojnë aty. Ata shprehen se kjo hapesirë boshe prej vitesh është në këtë gjëndje dhe askush nuk ka bërë diçka për zgjidhjen e këtij problem.
Banorët i bëjnë thirrje institucioneve përgjegjëse që në hapesirën bosh të ndërtohet një park lojrash për fëmijët.
Pavarësisht se të gjitha lagjet e qytetit duhet të kenë një park lojrash per femijet, në Shkodër janë të pakta lagjet të cilat e kanë një të tillë.