Si shkak I rënies së nivelit të ujit në rrugën kryesore të fshatit Obot, banorët I janë rikthyer lëvizjes më mjetet e ushtrisë pas më shumë se 2 javësh. Të pyetur nga Star Plus ata thonë se lehtësimi në lëvizje I krijon më shumë mundësi për t’u lidhur me qytetin si dhe për të plotësuar nevojat që kanë patur gjatë këtyre ditëve ku kanë qenë të rrethuara nga uji.

Ata tregojnë se kanë patur vështirësi të mëdha për sigurimin e bazës ushqimoer por jo vetëm.

Në fshatin Obot janë të paktën 70 banesa të rrethuara nga uji, ndërsa qindra hektarë tokë bujqësore janë akoma nën ujë. Si shkak I përmirësimit të situatës, tashmë rruga kryesore e këtij fshati pritet të jetë e kalueshme edhe për mjetet e ulëta gjatë ditëve në vazhdim.

Artikulli paraprakINFO PLUS – 19.02.2021
Artikulli tjetërSHKODËR, VIJON TË PËRMIRËSOHET SITUATA E PËRMBYTJEVE