Kjo eshte lagjia “Vasil Shanto” ne qytetin e Shkodres.Edhe pse ndodhet fare prane qendres se qytetit gjendja infrastrukturore e bllokut te pallateve prane Kulles se Gjon Marka Gjonit eshte tejet e renduar.Ka mjaftuar shiu i dy diteve qe ne rrugen dhe hapesiren e kesaj zone te mbizoterojne gropat dhe uji.

Banoret shprehen se prej 25 vitesh nuk eshte kryer asnje investim nga bashkia shkoder ne kete lagje e cila vuan mungesen e ndricimit, asfaltimit dhe kanalizimeve.Jane rreth 150 meter linear prane kesaj zone qe presin te asfaltohen per here te pare ne gjithe keto vite pasi situata me e nderlikuar ne kete rruge behet gjate stines te dimrit ku banoret me veshtiresi kalojne ne te per te shkuar ne shtepite e tyre .Vete keta banore shprehen se jane derguar mbi dhjetra shkresa ne dyert e bashkise shkoder se bashku me firmat e tyre per ndryshimin e kesaj situate ne nje kohe kur mjaft rruge dytesore apo blloqe pallatesh jane bere pjese e investimeve gjate vitit te fundit.Nje tjeter problem qe shoqeron cdo dite lagjen Vasil Shanto jane parkimet e furgoneve qe sherbejne per transportimin e udhetareve ne fshatrat perreth,shoferet e te cileve perdorin sheshin e pallateve si pike ndalimi.

Artikulli paraprakERRESIRA NË UNAZËN LINDORE, DEDVUKAJ: PO BËHET AKTI I KOLAUDIMIT
Artikulli tjetërGOJANI: KANCERI I GJIRIT NË RRITJE, 5 RASTE NË DY JAVË