Banorët në zonën Dobraç i ri, vuajnë mungesën e një rrugë prej më shumë se 30 vitesh. Ata duhet të përballen çdo ditë me pluhurin, baltën dhe gropat përgjatë gjithë gjatësisë së rrugës të cilat mbushen me ujë sa herë ka reshje shiu. Banorët tregojnë se janë të detyruar të veshin çizme për të lëvizur në këtë rrugë, pasi bëhet e pakalueshme sidomos për fëmijët e vegjel të cilët lëvizin në këmbe për të shkuar në shkollë.

Në prag të fushatave elektorale banorët thonë se kanë marrë pafund premtime se do të kryhen investime në këtë rrugë, por ende edhe tani pas 30 vitesh rruga vijon të jetë tejet e amortizuar.

Një situatë e tillë në këtë zonë vijon prej vitesh, pavarësisht shqetësimeve të ngritura nga banorët, institucionet përgjegjëse nuk kanë marrë asnjë masë për të ndërhyrë në riparimin e rrugës e cila ka dalë jashtë çdo standardi duke vështirësuar lëvizjen si për këmbësoret ashtu edhe për drejtuesit e automjeteve.

Artikulli paraprakMATURA 2024/ PUBLIKOHEN NOTAT E PROVIMIT TË MATEMATIKËS, VETËM 242 MATURANTË MARRIN 10 ABSOLUTE, 701 NGELËS
Artikulli tjetërKAMPIONATI EUROPIAN U-16 NË BOKS