Reshjet intensive kanë shkaktuar rrëshqitje dheu në Dardhë dhe në Fushë Arrëz, duke sjellë dëmtimin e disa banesave. Ekspertët u kanë ardhur në ndihmë familjeve.

Në Dardhë 5 familje nevojitet të evakuohen nga shtëpitë e tyre për shkak se ato janë bërë të pabanueshme. Në Fushë Arrëz janë 7 familjet që duhet të evakuohen.

Këto shtatë familje përbëhen nga 29 banorë gjithsej. Janë dëmtuar 12 objekte, ndërsa një stallë dhe një shtëpi janë shkatërruar plotësisht.

Ekspertët dhe drejtori i shërbimeve kanë mbërritur në Dardhë dhe Fushë Arrëz për emergjencat që janë shkaktuar për shkak të kushteve klimaterike.

Familjet, banesat e të cilëve janë dëmtuar, do të pajisen me çadra e ndërsa shërbimet do të mbulojnë edhe emergjencat e tjera të nevojshme.

Artikulli paraprakOBOTI RREZIKON TI KTHEHET VARKAVE
Artikulli tjetërSHKOLLA “KOLIN GJOKA” DY ÇMIME NË TIRANË