Kur ka kaluar një vit nga përmbytjet në zonën e Bardhajve të njësisë Rrethina, banorët kërkojnë hapjen dhe pastrimin e kanaleve të cilët edhe këtë vit mund të bëhen shkak për përmbytje të tjera. Ata tregojnë se ndihen të rrezikuar nga gjendja e këtyre kanaleve ndërsa kërkojnë edhe rikonstruksionin e rrugës.

Ata kërkojnë nga bashkia Shkodër që të ndërhyjë sa më parë në zgjidhjen e këtij problemi.

Reshjet e dendura të muajit nëntor vitin e kaluar shkaktuan shumë dëme për banorët në këtë zonë. Ndërkohë, pavarësisht apelit të tyre edhe në formë zyrtare, banorët janë ende të një pritje të një përgjigje nga bashkia Shkodër për zgjidhjen e problemeve që ato kanë.

Artikulli paraprakBERDICË, BANORËT KËRKOJNË PASTRIMIN E KANALIT
Artikulli tjetërVAJZAT INTERES PËR ARSIMIN PROFESIONAL