Mungesa e investimeve në infrastrukturën rrugore në Vinotekë, vijon të jetë një problem shqetësues për banorët. Prej më shumë se 30 vitesh rruga vijon të jetë e amortizuar. Kalimi në këtë rrugë është një sfidë tejet e vështitrë për banorët . Pavarësisht shqetësimeve të ngritura ende nuk është marrë asnjë masë për tu ardhur në ndihmë banorëve.

Premtimet për rikonstruksionin e rrugës, banorët thonë se kanë qënë të shumta gjatë fushatave electorale, por asnjë nuk është realizuar.Vështirësitë e banorëve të cilët kalojnë në këtë rrugë janë të mëdha, si gjatë stinës së dimrit si shkak i reshjeve të shiut ashtu edhe gjatë verës nga prezenca e pluhurit. Ndaj banorët i bëjn thirrje instituciinecve përgjegjëse që këtij problem mjaft shqetësues për ta, t’i jepet zgjidhje sa më parë pasi ndërhyrja në këtë rrugë është e domosdoshme.

Artikulli paraprakQENDËR PËR SHTRESAT NË NEVOJË NË LEZHË
Artikulli tjetërBRITANI/ KRYEMINISTRI KEIR STARMER NIS PUNËN PËR FORMIMIN E QEVERISË SË RE