Vijon të mos zbatohet projekti për rikonstruksionin e rrugës “Selim Gjyrezi” në qytetin e Shkodrës. Edhe pse vitin e kaluar u asfaltua vetëm një pjesë e vogël e rrugës, punimet u ndërprenë duke I lënë mijëra banorë të kalojnë përmes gropave me ujë në çdo stinë të vitit.
Kjo situatë vijon prej vitesh. Problematika më e madhe paraqitet gjatë stiëns së dimrit, ku si shkak I reshjeve rruga bëhet totalisht e pakalueshme. Banorët gjatë konsultimeve publike me përfaqësues të bashkisë Shkodër kanë kërkuar një projekt për rikonstruksinon e rrugës dhe inevstimi është përfshirë në projekt buxhetin e vitit 2025. Ndërkohë që deri në një finalizim konkret të punës, ata do të përballen çdo ditë me rrugën e bllokuar nga reshjet e shiut