Banorët e rrugës “Radohina” në qytetin e Shkodrës po përballen me vështirësi të shumta për shkak të mungesës së infrastrukturës rrugore. Ata thonë se rruga e mbuluar nga uji është e vështirë për t’u kaluar gjatë gjithë vitit, ndaj bashkia Shkodër duhet të punojë për ndërtimin e rrugës, siç ka premtuar ndër vite.

Kjo qëndresë e banorëve do të përshkallëzohet javën tjetër tregojnë banorët.

Problem në këtë zonë është edhe energjia elektrike, ku shtyllat janë vendosur në oborrin e shtëpive, duke u kthyer në një kërcënim për jetën e banorëve.

Artikulli paraprakMINISTRI I FINANCAVE: BRENDA DHJETORIT PËRCAKTOHET BONUSI I PRANVERËS PËR PENSIONISTËT, RISHIKOJMË BUXHETIN 2024
Artikulli tjetërVLLAZNIA E FEMRAVE NË NJË TURNE FUTSALLE