Banoret e fshatiti Berishe per te disaten here protestuan kete fundjave per arrestimin e kryebashkiakut te Fushe Arrezit Fran Tuci i cili u arrestua nga SPAK nen akuzen e “shperdorimit te detyres” dhe shkaktimit te demit per demtimin e nje zone pyjore, gje per te cilen banoret thone se nuk eshte e vertet. Ata shprehen se rruga ishte ekzistuese qe ne kohen e diktatures te cilen e kishte hapur gjeologjia dhe se gjithe traseja nuk kalon ne pyje te larte siç pretendohet edhe per perllogaritjen e demit.

Banoret e nje prej fshatrave me te thelle te veriut shqiptar akuzojne nje kompani private per shfrytezimin e kromit se ka bllokuar rrugen, qe lidh ato me qendren e njesise administrative Iballe, teksa apelojne ndaj shtetit te inspektoje aktivitetin e kesaj kompanie, e cila edhe pse ka shkaktuar deme sipas tyre askush nuk merret me te. Banoret kerkojne lirimin e ish kryebashkiakut Tuci teksa shprehen se ndjehen ne faj per lutjen qe i bene atij kur drejtonte bashkine Fushe Arres per leshimin e lejes per pastrimin e rruges…

Fshati Berishe eshte 4 ore larg nga qyteti i Fushe Arresit. Gjate dimrit zona bllokohet me muaj e si pasoje e mungeses se rruges kane humbur 11 jete njerzore nder vite. Banoret e mbetur atje te zhgenjyer nga shteti po shikojne mundesine e braktisjes perfundimtare te zones teksa nuk kane asnje perkujdesje.

Artikulli paraprakLEZHË, TAKIM BREZASH NË SHKOLLËN EKONOMIKE
Artikulli tjetërSHKODËR, ISHSH KONTROLLE SELEKTIVE NË HOTELE