Në mungesë të investimeve në infrastrukturë, banorët e lagjes Partizani në qytetin e Shkodrës janë detyruar të mirëmbajnë vetë rrugën. Për t’I bërë ballë gropave të cilat mbushen me ujë gjatë dimrit, ato kanë blerë dhe shtruar me dhe një sipërfaqe të konsiderueshme të rrugëve të lagjes. Kjo gjë I ka kushtuar rreth 20 mijë lekë të reja çdo familje, por prap nuk është zgjidhje tregojnë banorët.
Një investim të tillë, shumë mirë mund ta bënte edhe bashkia Shkodër shprehen banorët.
Disa herë gjatë vitit, shumë familje të kësaj zone kontribuojnë në forma vullnetare apo monetare për të mirëmbajtur rrugët ne lagjen Partizani. Amortizimi I këtyre rrugëve e bën të pamundur lëvizjen në këmbë gjatë dimrit për shkak të prezencës së gropave që mbulohen nga uji.
Në një kohë që duhej të investonte bashkia për urbanizimin e disa prej lagjeve më të banuara të qytetit, janë vetë banorët ato që ato pak të ardhura që kanë detyrohen t’I ndajnë mes shpenzimeve familjare dhe shpenzimeve për mirëmbajtjen e rrugës.