Në fshatin Kuç të njësisë administrative Gur i Zi në Shkodër, mungesa e investimeve në shtyllat dhe përcjellësit e energjisë elektrike është kthyer në një shqetësim për banorët. Shtyllat elektrike në këtë zonë janë pothuajse të rrëzuara, ndërsa përcjellësit e energjisë janë tejet të amortizuar. Banorët thonë se ka patur raste kur kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike pasi shpesh herë telat janë shkëputur duke përfunduar në oborret e shtëpive të tyre.

Banorët thonë se riparimi i rrjetit elektrik është i domosdoshëm.

Prej më shumë se 30 vitesh banorët e kanë ngritur si shqetësim amortizimin e rrjetit në fshatin Kuç të njësisë administrative Gur i Zi, por deri më tani institucionet përgjegjëse nuk kanë investuar në përmirësimin e rrjetit elektrik.

 

Artikulli paraprak“NË GJURMËT E MARTIRËVE SHQIPTARË TË FESË”
Artikulli tjetërSTUHIA DËMTOI ÇADRAT, ROMËT APEL BASHKISË