Kjo është situata që krijohet çdo ditë në hyrje dhe dalje të urës në afërsi të fshatit Bardhaj, në njësinë administrative Rrethina. Ura e ngushtë nuk mundëson kalimin e makinave në dy drejtime duke bërë që të krijohen radhë të gjata, sidomos gjatë verës ku edhe fluksi I lëvizjeve është më I lartë. Për banorët e zonës, mungesa e investimeve në infrastrukturën rrugore sa e lodhshme është edhe e rrezikshme për ta.

Në këtë urë çdo ditë kalojnë qindra automjete, ku shoferëve u duhet të përballen me pritjen në të dyja anët e urës së Bardhajve për të pritur mundësinë e kalimit. Banorët disa herë kanë apeluar për zgjidhjen e këtij problem, por përveç premtimeve në kohë fushatash deri tani nuk është bërë asgjë.

 

Artikulli paraprakNISMA PËR TË ZHDUKURIT NË KOMUNIZËM NË VENDNUMËRO
Artikulli tjetërFSHIHET VIJËZIMI I RRUGËVE I BËRË DY HERË BRENDA MUAJIT