Banorët e fshatit Grudë e Re të njësisë administrative rrethina në këto ditë të ftohta dimri po përballen me mungesën e energjise elektrike në banesat e tyre. Ata thonë se prej 3 ditësh ndodhen në errësirë, pavarësisht shqetësimeve të ngritura.
Banorët shprehen se pavarësisht se janë taksapagues të rregullt ndërprerjet e energjisë elektrike në këtë zonë janë të shpeshta.
Ndërkohë OSSHE është në dijeni të mungesës së energjisë, dhe po punon për riparimin e defektit që ka shkaktuar ndërprejen e energjisë elektrike prej disa ditësh në fshatin Grudë e Re.