Banorët e zonës së Livadeve të prekur nga përmbytjet në vitet 2010-2011 do të mbështesin protestën që do të zhvillohet të mërkurën e javës së ardhshme me 7 qershor për mosdhënien e dëmshpërblimeve për dëmet e shkaktuara në bujqësi të cilat i akordoi qeveria para pak kohëve.
Banorët e Livadeve shprehet se paratë janë shpërndarë në dorë fshehurazi. Ftohen të gjithë personat e prekur nga përmbytjet që të marrin pjesë në protestën e 7 qershorit. Banorët e prekur nga përmbytjet nuk janë dakord me mënyrën se si po shpërndahen paratë për dëmshpërblimet duke pretenduar se nuk po bëhen në mënyrë të drejtë dhe zyrtarisht përmes postës.