Njësia administrative Postribë në këto vite ka qënë tërësisht në harresë nga pushteti lokal prandaj ka ardhur koha që kjo gjë të ndryshojë. Ky ishte mesazhi i banorëve të Postribës të cilët masivisht premtuan mbështetje për Majlinda Angonin dhe për partinë Socialiste në 6 mars .
Infrastruktura në shkolla, uji pijshëm, kanalet vaditëse jo funksionale, rrugët tejet të amortizuara si dhe mungesa e transportit publik që e lidh me Shkodrën janë problemet kryesore që shprehin banorët në këtë komunitet.
Bashkë me ju pas 6 marsit do të bëjmë më të mirën për Postribën, ishte mesazhi dhe garancia e Majlinda Angonit për banorët .