Kerkojne hapjen e nje rruge hyrese Bllokimi i hyrjes në pjesen veriore të qytetit te Rubikut në Mirditë, ngriti në proteste banoret. Ata u mblodhen në rrugen e kombit, duke bllokuar për 10 minuta këtë segmentin Milot-Rrëshen.
Bllokimi i hyrjes në anen veriore të Rubikut që i lidh me rrugen e kombit ju ka rritur kostot financiare të lëvizjes dhe po falimenton bizneset thonë banoret.
Banoret kërkojnë hapjen e degëzimit, pasi në të lundert reagimi i tyre do të përshkallëzohet. Perballë mos reagimit te institucioneve përgjegjës vendore, banoret po përgatisin nje peticion që do ju dërgohet institucioneve qëndrore.