Dhjetra banorë të ish Ndërmarrjes së Gjeologjisë në Shkodër kanë protestuar këtë të martë për të disatën herë. Ata janë të shqetësuar se përmbarimi do t’u shemb shtëpitë.

Sipas tyre, bëhet fjalë për 20 banesa, në të cilat jetojnë një numër i madh banorësh. Një ditë më parë ata kanë zhvilluar një gjyq në të cilin shprehet se është pushuar çështja. Ndërkohë, avokati i kësaj çështjeje Arben Llangozi bën me dije se banorët kërkojnë të drejtën e tyre dhe sorollatja nëpër gjykata vazhdon prej shtatë vitesh. 

Sipas banorëve, protesta e tyre do të vijoj edhe në vazhdim, në mënyrë që e drejta e tyre të merret në konsideratë. Ndërkohë, ata bëjnë me dije se nuk dalin nga shtëpitë shtëpitë e tyre. Sipas banorëve, personi që pretendon të marrë këto prona nuk është parë asnjëherë këtu.

Artikulli paraprakPAS BLLOKIMIT TË PASAPORTËS, FLET AVOKATI I SAIMIR TAHIRIT: VENDIM QESHARAK I GJYKATËS
Artikulli tjetërKLOSI URDHËR TË PRERË INSPEKTORËVE TË MJEDISIT