Rrjeti I amortizuar në Samrish të njësisë administarive Dajç është një problem shumë I madh për banorët e zonës. Ata shprehen se ndihen te friksuar për jetën e tyre dhe të familjarëve. Në restaurimin e shtyllave të tensionit nuk është vënë dorë prej shumë vitesh dhe kjo bën që edhe mungesa e energjisë elektrike të jetë e vazhdueshme.
Kemi vdekjen mbi kokë shprehet një tjetër banor I cili tregon se është një pagues I rregullt I energjisë elektrike.
Banorët shprehen se ankesat kundrejtë institucioneve përkatëse janë bërë vazhdimit por asnjë masë nuk është marrë për restaurimin e këtyre shtyllave e telave të energjisë elektrike.
Amortizimi I rrjetit elektrik në Samrish sa vjen dhe degradohet ku instalimi I tyre daton që në vitin 1963 që janë vendosur për herë të parë. Në këto shtylla asnjëherë nuk është ndërhyrë siç duhet për të evituar rreziqe të mundshme që u kanosen banorëve.