Disa banorë të fshatit Shtoj i Ri në njësinë Rrethina, prej tre vitesh nuk përdorin as ujin e puseve për të furnizuar banesat e tyre, pasi rezulton i ndotur. Tashmë e vetmja mundësi furnizimi me ujë mbetet në burime të ndryshme në Vrakë apo duke e blerë në bidonë në dyqane apo markete.
Sipas tyre, të dyja mënyrat janë të kushtueshme ndërsa tregojnë se të ardhurat që kanë janë të pamjaftueshme për të përballuar këto shpenzime.
Ata bëjnë me dije se sistemi shpërndarës I ujësjellësit është I shtrirë në të gjithë fshatin, por pavarësisht kësaj asnjë pikë ujë nuk shkon në çezmat e tyre.
Banorët e fshatit Shtoj I Ri disa herë I kanë kërkuar institucioneve përgjegjëse të marrin masa për zgjidhjen e këtij problemi por deri më tani kërkesat e tyre kanë rënë në vesh të shurdhër duke bërë që prej vitesh, nevoja për furnizmim me ujë të jetë kërkesa kryesore për qindra familje.