Banorët e fshatit Bardhaj në njësinë administrative Rrethina ankohen për mungesën e investimeve në rrjetin elektrik. Shtyllat elektrike në disa zona të fshatit rrezikojnë shembjen, ndërkohë që përcjellësat tërësisht të amortizuar nuk zëvëndësohen me të rinj duke rrezikuar vazhdimisht jetën e banorëve. Ata tregojnë se I frikësohen çdo ditë kësaj gjendje, ndërkohë që institucionet nuk marrin masat e duhura.
Ata kërkojnë që OSHEE të marrë masa sa më parë për investimin e plotë të rrjetit elektrik në këtë zonë.
Vitet e fundit janë bërë disa investime në fshatin Bardhaj, por pavarësisht kësaj, fshati ka ende nevojë për investime të tjera të cilat garantojnë furnizim të vazhdueshëm me energji elektrike dhe siguri të abonentëve në këtë zonë.