Mjaftoi shiu I dy ditëve më parë për të bllokuar një nga rrugët në zonë e ish-serave në lagjen “Partizani” në Shkodër. Amortizimi I rrugës prej 30 vitesh ka bërë që gropat në këtë zonë vetëm të shtohen, duke e bërë edhe të pamundur lëvizjen e banorëve përgjatë gjithë vitit.
Ata kërkojnë që rruga të rikonstruktohet ashtu siç është premtuar nga bashkia Shkodër.
Dhjetëra familjet që jetojnë në këtë zonë, çdo vit kërkojnë nga bashkia Shkodër që të merren masat dhe të hartohet një plan për ndërtimin e një rruge me të gjitha standartet.
Ata thonë se janë të gatshëm të bashkëpunojnë edhe për shembjen e mureve rrethuese në mënyrë që të zgjerohet rruga dhe të kryhen të gjitha punimet për shtrirjen e rrjetit te kanalizimeve të ujërave të bardha dhe të zeza.